SPORT

Ekuban i Partizanit: Ndihem shumë mirë në Shqipëri

21:31 - 09.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




JETON SELIMI

 


Kaleb Ekuban është, pa dyshim, lojtari më i mirë i Partizanit këtë sezon, teksa i ka dhënë shumë ekipit të kuq, por edhe Partizani i ka dhënë shumë Ekubanit. Sulmuesi ganez e pranon publikisht këtë gjë, teksa në një intervistë për “Gazzetta Di Mantova” pranon se Partizani është trampolina ideale për karrierën.

Ekuban, si erdhi ideja e kësaj eksperience?
Një mëngjes të verës së vitit të kaluar erdhi agjenti im dhe më tha se në Tiranë po drejtonte trajneri Adolfo Sormani (i biri i ish-bombarduesit të Mantovës, Angelo) dhe ai më kishte kërkuar mua. E pranoj se kisha menduar për këtë, ndaj u largova me disa dyshime.

Por tani jam shumë i lumtur me zgjedhjen e bërë. Na shpjegoni diçka më shumë?
Isha përgatitur për të luajtur në “Pro League” dhe papritmas e kam gjetur veten duke luajtur në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, kundër Ferencvaros së Hungarisë. Këtë kundërshtar e kemi kaluar me penallti, pas rezultatit të dyfishtë 1-1. Në raundin tjetër u eliminuam nga Salzburg (2-0 dhe 1-0), por tashmë isha duke luajtur në stadiume dhe në ato nivele që dukeshin si një ëndërr.

Pastaj, kampionati…
Gjërat janë duke shkuar shumë mirë. Sormani ka ikur si trajner, por ekipi im është i dyti, me 4 pikë prapa liderit, Kukësit, në ndjekje të titullit kampion. Ne kemi një audiencë të ngrohtë dhe plot pasion (5000-10.000 tifozë), ndaj personalisht jam i lumtur. Kam shënuar 9 gola (15, në të gjitha garat zyrtare), jam zëvendësgolas hënuesi më i mirë i kampionatit. Në janar u emërova “Lojtari i Muajit” nga një juri gazetarësh, teknikësh dhe menaxherësh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.