![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Rreth 3 milionë euro besohet të ketë qenë shuma e grabitur dje në blindin e bankës, në rrugën Tiranë-Rinas. Ndërkohë, vetëm në 4 grabitjet gjatë transportit fizik të parave të bankave në rrugën drejt Rinasit, që prej shkurtit 2015 e deri dje, që ishte ngjarja e fundit kanë humbur në total rreth 7 milionë euro. Eksperti i sistemit bankar, Adrian Civici shpjegon në rubrikën “Para e Pasuri” te Ora News se dy janë skenarët sesi këto para mund të rekuperohen nga bankat.
“Këto lloj humbje kompensohen nga fitimi vjetor i bankës. Pra aksionerët zbresin fitimin pa prekur sistemin. Në rast se është rruga e dytë kjo është një kosto për sistemin që shfaqet kur ti të negociosh transportin me shiritn e sigurimit dhe risku është më i lartë dhe atë që bëjnë bankat kur të japin kredi dhe vlerësojnë kreditor me rist të rrisin interesin të njëjtën gjë bëjnë edhe me kompanitë e sigurimit. Por nga ana tjetër nëse kjo kosto do të shpërndahet në të gjithë aktivitetin e bankës edhe ato operacionet apo shërbimet e vogla ditore që bëjnë qytetarët do të kenë një efekt në kostot e tyre për të rikuperuar këtë lloj shumë të vjedhur”, wshtw shprehur Civici.
Ai vlerëson se grabitjet gjithmonë e më të shpeshta të bankave po dëmtojnë jo pak sistemin bankar, duke goditur veçanërisht imazhin dhe besimin e investitorëve.