Dy mutacione të reja të koronavirusit që u zbuluan në Atikë kanë shkaktuar alarm në vendin fqinj.
Sipas OPEN, dy variantet e reja u identifikuan nga Instituti për Kërkime Biomjekësore të Akademisë së Athinës. Të dy rastet janë variante të llojeve të Afrikës së Jugut dhe Brazilit.
Mutacionet e shoqëruara me raste në Afrikën e Jugut dhe Brazil janë më shqetësuese për shkencëtarët, pasi duket se e bëjnë virusin më rezistent ndaj vaksinës.
Shfaq Komentet (0)