![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ndeshja Australi-Arabi Saudite u bë lajm në mediat botërore, jo më shumë për rezultatin se sa për faktin që lojtarët arabë, nuk u rreshtuan në një minutë heshtje për viktimat e terrorit në Londër.
“Dënojmë çdo formë terrorizmi dhe ekstremizmi. Nuk ishte qëllimi ynë që të mos respektonim viktimat e aktit terrorist dhe familjet e tyre”, thuhet në komunikatën e federatës së futbollit të Arabisë Saudite.
Një zëdhënës i Kombëtares shpjegoi se mbajtja e një minutë heshtjeje nuk hyn në traditat e këtij vendi.
Ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2018 përfundoi me fitoren e Australisëe me rezultatin 3 – 2.
Shfaq Komentet (0)