![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Mikel Shallari, 24-vjeçari i cili është edhe autori i vrasjes së komisar Artan Cukut më 8 prill 2017, rezulton një person me precedentë të mëparshëm penalë.
24-vjeçari nga Kuçova, banues në Qytetin Studenti dyshohet të ketë patur probleme të mëparshme me policinë. Ai ka qenë i arrestuar për trafik lëndësh narkotike në Zvicër, si dhe ka pasur disa përplasje me Policinë e Shtetit.
Në disa foto që 24-vjeçari Mikel Shallari shfaqet me armë zjarri në dorë që duket se janë pasioni i tij.
Ndalimi i tij u bë nga policia e kryeqytetit mëngjesin e sotëm në afërsi të zonës së njohur si “Pallatit me Shigjeta”, teksa udhëtonte në makinë me një mikeshën e tij nga Lushnja dhe një person që nuk rezulton të jetë i përfshirë në ngjarje.
Në lidhje me ndalimin e këtyre të dyve, drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, Haki Çako bëri të ditur “Gjithçka është në procedurë, do sqarohet pozita e gjithësecilit që është shoqëruar në këtë ngjarje”.