Autoritetet shëndetësore gjermane po raportojnë një rënie të qëndrueshme të numrit të infeksioneve të shkaktuara nga COVID-19.
Organi zyrtar i kontrollit të sëmundjes, Instituti Robert Koch (RKI), raportoi sot 18 034 infeksione të reja gjatë 24 orëve të fundit, me 19 % më pak se shifra e një javë më parë. Vdekjet ishin 285, më poshtë se 312 viktimat e një javë më parë.
Numri i infeksioneve për 100 000 banorë gjatë shtatë ditëve të fundit, një tregues kryesor kur bëhet fjalë për nivelin e kufizimeve të vendosura, ka rënë në 132,8, nga 160,6 një javë më parë.
“Besoj se jemi në rrugën e duhur”, tha virologia e lartë Sandra Ciesek, në një podcast në televizionin publik kombëtar, të martën në mbrëmje.
Ciesek ia atribuoi lajmin pozitiv fushatës së vaksinimit, së bashku me sjelljen e ndryshuar, ndërsa moti po fillon të ngrohet.