Thuhet shpesh se artistët kanë rivalitet me njëri-tjetrin dhe se shumicën e rasteve nuk shkojnë aspak mirë. Por kjo nuk është e vërtetë. Ky mendim përforcohet më tepër pasi shohim bashkë disa personazhe të njohura VIP, e atmosfera mes tyre është e mrekullueshme. Janë mbledhur të gjithë aty, duke filluar nga Gili, Fjolla Morina, Big Mama, Loreta Kacka, Shpat Kasapi e Lindon. Ata kanë ndërmarrë të gjithë së bashku një udhëtim dhe, me sa duket, po kalojnë shumë mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. S’ka ku të shkojë më mirë në një atmosferë të tillë mes kolegësh, e për më tepër miqsh të mirë.
Shfaq Komentet (0)