“LSI, si forcë politike progresiste e qendrës së majtë, e themeluar në vitin 2004, njihet për stabilitetin politik që i ka garantuar vendit këto vitet e fundit, ku dy partitë kryesore i kanë shkaktuar pakënaqësi shqiptarëve ndaj politikës.
Në një klimë politike jo shumë të lehtë, forca e të rinjve të LSI-së bëhet pika thelbësore dhe dëshmia është mbledhja e 20 mijë të rinjve në Sheshin Nënë Tereza më 15 qershor për të treguar se e ardhmja i përket atyre dhe se ata e kanë bërë zgjedhjen e tyre për ta ndërtuar atë”, shkruan më tej portali.
“Binomi LSI-rini nuk është rastësor, sepse shumë i ri, vetëm 23 vjeç, ishte edhe themeluesi dhe lideri historik, Ilir Meta, kur u ul për herë të parë në ndenjësen e Parlamentit. Në karrierën e tij të gjatë politike, kryeministër nga 1999-2002, ai u bë kryeministri më i ri, vetëm 30 vjeç, Kryetar Kuvendi dhe më 28 prill u zgjodh edhe President i vendit, detyrë që do ta marrë zyrtarisht më 24 korrik të këtij viti.
Si në çdo vit elektoral, vërshojnë edhe sondazhet nga sigla të ndryshme, ku LSI-në e nxjerrin fituese, ndërsa të tjerë e pozicionojnë me 30% të totalit të votës, si të dytën pas PS-së me 32%. Por të dhënat ndryshojnë në mënyrë të shpejtë dhe drejt një rritje të vazhdueshme të LSI-së, mbi të gjitha këto ditët e fundit.
Në një klimë pasigurish trasversiale, një nga pak siguritë është që LSI-ja, e udhëhequr nga entuziazmi i të rinjve të saj, do të luajë një rol lehtësues në udhëheqjen e Shqipërisë”, përfundon shkrimi i “topicnews.it”.