Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali i tyre i vogël, Zaho kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e marrjes së çmimit “Vital Voices Global” që po organizohet në New York.
Ish-sekretarja e Shtetit, Hilary Clinton, pasi takoi Ramën dhe familjen e tij, gjatë fjalës së saj, vlerësoi kontributin e Shqipërisë dhe kryeministrit për strehimin e emigrantëve afganë që u detyruan të iknin nga Afganistani pas marrjes së pushtetit nga talebanët.
Ndërkohë, Rama e ka cilësuar këtë çmim një krenari për Shqipërinë.
Shfaq Komentet (0)