Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se këtë të martë në Kosovë janë shënuar 8 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2 mijë e 274 mostrave.
Sipas këtij njoftimi, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19.
Rastet aktive me COVID-19, sipas MSH-së janë 314.
Në 24 orët paraprake autoritetet shëndetësore kanë administruar, 4 mijë e 19 vaksina kundër koronavirusit.
Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, e deri më sot në Kosovë janë administruar 1 milion e 630 mijë e 82 doza të vaksinës.
Me dy doza të vaksinës janë vaksinuar, 767 mijë e 742 persona.
Shfaq Komentet (0)