Kryesore

Komisioni i Sigurisë, vjet u bllokuan 28 milionë euro pasuri të dyshimta

11:15 - 28.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt “habiti” pak ditë më parë opinionin kur deduktoi se së paku 2 miliardë euro të pista qarkullojnë në Shqipëri, si pasojë e aktivitetit kriminal e trafikut të drogës. Kjo shifër është shumë herë më e madhe se ajo që shteti i ka bllokuar krimit.

Gjatë vitit 2016, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka bllokuar 28 milionë euro transaksione të dyshimta. Drejtori i deleguar i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave Agim Ismaili prezantoi raportin e vitit 2016 në komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Agim Ismailaj, në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë ka treguar se ka pasur 154 procedime penale për pastrim parash.

“Kemi pasur 154 procedime penale për pastrim parash, 1300 raportime për transaksione të dyshimta brenda një viti si dhe 28 mln euro të bllokuara nga këto transaksione”. I pyetur nga kreu i komisionit Spartak Braho, “apo hetoni ndonjë bankë për pastrim parash? Kam info se një bankë është përfshirë në pastrim parash”? Ismailaj tha: Nuk mund të them nëse ka apo jo hetim ndaj një banke. Ai shtoi se qeveria ka një listë me njerëz në Shqipëri që financojnë terrorizmin.

 

Për lajme të tjera të “Gazetës Shqiptare”, pëlqeni faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.