![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
![](http://www.gsh.al/wp-content/uploads/2017/06/Komisionere-gjate-numerimit-te-fleteve-te-votimit.jpg)
Enida HIMAJ
Kur janë numëruar pjesa më e madhe e kutive të votimeve, sipas projeksionit të mbrëmjes së djeshme janë kristalizuar emrat e 140 deputetëve. Një sërë emrash ulen për herë të parë si deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetë të rinj që ulën për herë të parë si deputetë janë Grida Duma, Elisa Spiropali, Rudina Hajdari, Ogerta Manastirliu, Orjola Pampuri, Elona Gjebrea, Alket Hyseni, Klevis Balliu, Floida Kërpaçi e Flamur Golemi. Në qarkun e Vlorës ka përfunduar procesi i votimit dhe nga 12 deputetë që ka ky qark, 8 i ka marrë PS, 3 PD dhe 1 LSI. Ndërkohë që PS ka marrë 60.5% të votave, PD 20.9%, ndërsa LSI 11.5%. Gjithashtu, mbrëmjen e djeshme është mbyllur numërimi edhe në qarkun e Dibrës. Në këtë qark dalin 6 deputetë, ku 2 i ka marrë PS, 2 PD, 1 LSI dhe 1 PDIU. Ndërkohë që PS ka marrë 34% të votave, PD 29.3%, LSI 17.1% dhe PDIU 17.5%. Ajo që bie në sy është mandati i PDIU-së. Kandidatja Reme Lala ka mundur të marrë mandatin në një bastion të djathtë si është Dibra.
Ditën e djeshme ka përfunduar procesi i numërimit të votave në të gjithë qarkun e Korçës. Në numërimin e votave PS ka marrë 49% të votave, LSI 32.8% ndërsa LSI 15.2%. Në këtë qark dalin 11 deputetë. Në bazë të votave, PS ka marrë 6 mandate, PD 1 mandat dhe LSI 1. Në Shkodër është bërë një “luftë” për mandatin e 4-rt të PS-së. Kur kishin mbetur edhe vetëm 832 kuti votimi për t’u numëruar, partitë politike janë në vigjilencë të lartë. E gjithë vëmendja është përqendruar në Shkodër, ku PD-ja ka marrë mandatin e 5-të, por që PS-ja e kërkon me ngulm. Vetëm brenda pak minutave ky mandat ka kaluar te PS-ja, por pas numërimit të disa kutive e ka marrë sërish PD-ja. Deri mbrëmjen e djeshme ishin numëruar 4530 kuti votimi, prej 5362 që janë në total. Ajo që spikati në këtë qark ishte dalja e PSD-së si forcë e tretë. Tom Doshi kandidonte me këtë parti, duke e nxjerrë PSD-në forcë të tretë. Partia Socialiste për Integrim ka marrë vetëm një mandat në këtë qark, duke lënë jashtë kandidatin Dritan Ylli. Edhe në Gjirokastër procesi është në përfundim, ku deri mbrëmë ishin numëruar 206 kuti, nga 235 të tilla, dhe nga shifrat, Partia Socialiste është kryesuese me 50.31% të votave, LSI vjen e dyta me 22.92% të votave, dhe PD renditet e treta me 22.88% të votave.
Megjithatë LSI ka mundur të nxjerrë vetëm një deputet, atë të Vangjel Tavos, ndërsa PS 3. Një grusht votash kanë përcaktuar edhe mandatin e 4-t të PS në Berat. I njohur si një bastion i LSI, partia e Petrit Vasilit ka mundur të marrë vetëm dy mandat. Ndërkaq, PD në zgjedhjet e 2013-ës ka marrë 2 mandate, ndërsa në këto zgjedhje veç 1. Në Tiranë PS ka mundur të marrë plot 17 mandate, duke bërë pjesë të listës edhe Sadi Vorpsin. Ndërkaq, PD ka marrë 11 mandate. I fundit në listën e PD-së ka qenë Dashamir Shehi. Ndërkaq LSI duket se e ka pasur pak më të vështirë në Tiranë për të marrë mandatin e pestë. Deri në orët e pasdites, kjo forcë kishte marrë 4 mandate, megjithatë nga numërimi i kutive në orët e vona, është raportuar se edhe Luan Rama, i pesti në listën e LSI-së, e ka marrë mandatin.
Qarku Tiranë
PS
Ø Elona Gjebrea
Ø Besnik Baraj
Ø Olta Xhaçka
Ø Blerina Gjylameti
Ø Pandeli Majko
Ø Saimir Tahiri
Ø Vasilika Hysi
Ø Ervin Bushati
Ø Ogerta Manastriliu
Ø Fatmir Xhafaj
Ø Rakip Suli
Ø Arben Ahmetaj
Ø Xhemal Qefaliaj
Ø Sadri Abazi
Ø Ulsi Manja
Ø Klotilda Ferhati
Ø Sadi Vorpsi
PD
Ø Lulzim Basha
Ø Oriola Pampuri
Ø Rudina Hajdari
Ø Grida Duma
Ø Albana Vokshi
Ø Jorida Tabaku
Ø Sali Berisha
Ø Halim Kosova
Ø Gent Strazimiri
Ø Fatmir Mediu
Ø Dashamir Shehi
LSI
Ø Klajda Gjosha
Ø Kejdi Mehmetaj
Ø Floida Kërpaçi
Ø Endrit Braimllari
Ø Luan Rama
pdiu
Ø Shpëtim Idrizi
Qarku Vlorë
PS
Ø Damian Gjiknuri
Ø Vilma Bello
Ø Alket Hyseni
Ø Vullnet Sinaj
Ø Andrea Marto
Ø Edi Rama
Ø Edmond Leka
Ø Fatmir Velaj
PD
Ø Agron Shehaj
Ø Nada Mecorapja
Ø Vangjel Dule
LSI
Ø SHEZAI ROKAJ
Ø Qarku Berat
PS
Ø Blendi Klosi
Ø Ermonela Valikaj (Felaj)
Ø Adnor Shameti
Ø Fadil Nasufi
PD
Ø Eduard Halimi
LSI
Ø Nasip Naço
Ø Gledjon Rehovica
Qarku Shkodër
PS
Ø Ditmir Bushati
Ø Paulin Sterkaj
Ø Senila Mesi
Ø Luan Harusha
PD
Ø Romeo Gurakuqi
Ø Izmira Ulqinaku
Ø Lorenc Luka
Ø Helidon Bushati
Ø Nard Ndoka
LSI
Ø Agron Çela
PSD
Ø Tom Doshi
Qarku Dibër
PS
Ø Ilir Beqja
Ø Almira Xhembulla
PD
Ø Dhurata Cupi
Ø Xhemal Gjunkshi
LSI
Ø Përparim Spahiu
PDIU
Ø Reme Lala
Qarku Durrës
PS
Ø Eglantina Gjermeni
Ø Milva Ekonomi
Ø Fidel Ylli
Ø Ilir Ndrazhi
Ø Roland Xhelilaj
Ø Jurgen Çyrbja
Ø Rahman Rranja
Ø Klodiana Spahiu
PD
Ø Oerd Bylykbashi
Ø Fatbardha Kadiu
Ø Edi Paloka
Ø Florjon Mima
LSI
Ø Lefter Koka
Ø Nora Malaj
Qarku Elbasan
PS
Ø Taulant Balla
Ø Evis Kushi
Ø Arben Kamani
Ø Musa Ulqini
Ø Anastas Angjeli
Ø Luan Duzha
Ø Nure Belba
PD
Ø Edmond Spaho
Ø Endri Hasa
Ø Luciano Boci
LSI
ØMONIKA KRYEMADHI
ØEDMOND HAXHINASTO
PDIU
Ø Aqif Rakipi
Ø Bujar Muça
Qarku Fier
PS
Ø Erion Braçe
Ø Adelina Rista
Ø Bashkim Fino
Ø Ismet Beqiri
Ø Antoneta Dhima
Ø Bujar Çela
Ø Tatjana Piro
Ø Anduel Xhindi
Ø Gramoz Ruçi
Ø Xhevid Bushi
PD
Ø Enkeleid Alibeaj
Ø Genc Pollo
Ø Myslym Murrizi
Ø Luan Baci
LSI
Ø Petrit Vasili
Ø Robert Bitri
Qarku Gjirokastër
PS
Ø Bledi Çuçi
Ø Mirela Kumbaro Furxhi
Ø Flamur Golemi
PD
Ø Tritan Shehu
LSI
Ø Vangjel Tavo
Qarku Korçë
PS
Ø Niko Peleshi
Ø Eduard Shalsi
Ø Elisa Spiropali
Ø Ilirjan Pendavinji
Ø Ilir Xhakolli
Ø Edlira Bode
PD
Ø Valentina Duka
Ø Ervin Salianji
Ø Hekuran Hoxholli
Ø Klevis Balliu
LSI
Ø Edmond Panariti
Qarku Kukës
PS
Ø Mimi Kodheli
PD
Ø Flamur Noka
Ø Isuf Çela
LSI
0
Qarku Lezhë
PS
Ø Lindita Nikolla
Ø Pjerin Ndreu
Ø Gjetan Gjetani
PD
Ø Aldo Bumçi
Ø Lindita Metaliaj
Ø Anton Frrokaj
LSI
Ø Viktor Tushaj