19 anëtarë të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike publikuan sot një deklaratë ku kërkojnë sa më shpejt largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i kësaj partie. GSH.al publikoi deklaratën e plotë ku thuhej se “Kryetari i PD Lulzim Basha si përgjegjësi i kësaj humbjeje duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë rinovimit të PD dhe bashkimit sa më të gjerë të saj!”.
Pas peticioneve të dy grupimeve anti-Basha, reagoi vetë kryetari i PD-së. Ai tha se ngrin veten nga funksionet e kryetarit deri në zgjedhjet brenda PD-së me parimin “një anëtar, një votë” që do të mbahen në korrik.
Pas këtij qëndrimi të Bashës, anëtarët e kryesisë dhe këshillit kombëtar të PD bënë një deklaratë nr. 2, akoma më të ashpër.
“Deklarata për të qëndruar dëshmon që nuk reflekton për përgjegjësinë e tij për humbjen e thellë të PD. Demokratët nuk do t’ju lejojnë!”, thuhej në deklaratën nr. 2.
Por, ndryshe nga peticioni i parë, me këtë qëndrim janë distancuar dhëndëri i Berishës, Jamarbër Malltezi dhe dy përfaqësues të tjerë, Tomorr Alizoti dhe Ledina Aliolli. Ndoshta është ende herët, por edhe në grupin anti-Basha duket se ka divergjenca dhe qëndrime të ndryshme karshi sjelljes dhe dorëheqjes së Lulzim Bashës.
GSH.al
Sot pati 2 grupime te ndryshme qe bene peticione kunder Bashes. Per te lexuar, peticionin e grupit me 19 anetare kryesie dhe keshilli kombetar ku jane Jamarber Malltezi, Tomorr Alizoti, Avernir Peka etj, klikoni KETU.
Sot pati 2 grupime te ndryshme qe bene peticione kunder Bashes. Per te lexuar, peticionin e grupit me 74 personalitete ku jane Ruli, Bode, Patozi, Bregu, klikoni KETU.