LAJMI I FUNDIT

Kryemadhi për “Këshillimin Kombëtar”: Sapuni për djathë nuk mund të jetë më alternativë për shqiptarët. Ligji për referendumet, domosdoshmëri

20:49 - 31.01.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaron se Këshillimi Kombëtar i nisur nga qeveria do të ketë të njëjtin fat dështues si dialogu farsë për universitetin.




 

Sipas saj, Edi Ramës nuk i intereson opinioni i qytetarëve, sepse qeverisja e tij është vetëm në shërbim të interesave personale. Kryemadhi thekson se miratimi sa më parë i një ligji evropian për referendumet është domosdoshmëri dhe se sapuni për djathë nuk mund të jetë më alternativë për shqiptarët.

 

“Propaganda e Edi Ramës me emrin ‘Këshillim Kombëtar’ do të ketë të njëjtin fat dështues si dialogu farsë për universitetin. Shumë zhurmë për asgjë, sa për të mbuluar zullumet e qeverisë. Edi Ramës nuk i intereson opinioni i qytetarëve, sepse qeverisja e tij është vetëm në shërbim të interesave personale. Faktet flasin me qartë se sloganet!

Miratimi sa më parë i një ligji evropian për referendumet është domosdoshmëri për rikthimin e sovranitetin tek qytetarët. Vetëm shprehja e vullnetit përmes referendumit, i cili kthehet në një vendimmarrje detyruese për t’u zbatuar, është Këshillimi Kombëtar i vërtetë që meritojnë shqiptarët. Sapuni për djath nuk mund të jetë më alternativë për shqiptarët”, deklaron Kryemadhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.