![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, kërkesën e regjistrimit të koalicionit me Berishën, të zyrtarizuar tashmë me emrin “Shtëpia e Lirisë”.
Në kërkesën e dërguar në KQZ, në koalicion përfshihet dhe Partia Demokristiane.
Kërkesa e LSI-së drejtuar KQZ-së:
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Rruga “Ibrahim Rrugova, Nr. 4 Tirane. Lënda: Kërkesë per regjistrimin ne KQZ te koalicionit zgjedhor.
Mbështetur në nenin 65 e vijues te Ligjit Nr 10019 date 29 12.2008, Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperisë”. ndryshuar, PARTIA “LEVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM”, si parti udhëheqese e koalicionit, kerkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve regjistrimin e koalicionit zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme vendore, te dates 6 Mars 2022.
Emri i koalicionit eshte: “Shtëpia e Lirisë”
(LSI-PD Komisioni i Përkohshem Rithemelimit-PDK)
Shkronjat nistore te Koalicionit do të jene: “SH-L”
Gazeta Shqiptare ka siguruar edhe marrëveshjen e koalicionit mes Komisionit të Rithemelimit dhe LSI-së.
Sipas marrëveshjes, drejtuese politike e Koalicionit është “Partia Demokratike e Shqipërisë e pëfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit”.
“Sot më datë 31.1.2022, ne partitë politike të mëposhtme:
Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë.
Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë. Shqipëria është e fortë. Ka vetëm një njeri përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama.
Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime politike, si edhe në vizionin për qeverisjen e vendit.
Dëshirojmë të koordinojmë angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashkët politike dhe prandaj
Vendosëm që:
Të formojmë një koalicion të gjerë opozitar dhe për të konkuruar së bashku në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnje, të datës 6 mars 2022
Emri i koalicionit është “Shtëpia e Lirisë”
Shkronjat nistore të koalicionit do të jenë “SH-L”.”, thuhet në marrëveshjen mes LSI e Berishës.
Berisha gjithashtu publikoi edhe logon e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, ndërsa një ditë më parë, ish-kryeministri konfirmoi se koalicioni me LSI-në do të jetë vetëm për zgjedhjet e 6 marsit.