LAJMI I FUNDIT

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, zbulohet kandidati për kryetar bashkie në Durrës. Ja kë propozon dega e PD-së (EMRI)

21:19 - 01.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dega e Partisë Demokratike në Durrës ka propozuar Luan Hotin si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.




Mësohet se pas konsultimeve dhe një procesi në bazë prej disa ditëve, mbremjen e sotme Kryesia e Degës se PD Durrës ka miratuar propozimin për kandidatin për Kryetar Bashkie. Sipas burimeve në PD, Luan Hoti është emri i propozuar nga demokratët e Durrësit.

Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendore në një vendimmarrje unanime të Degës. Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partise dhe Kryesitë e Degeve në 6 bashkitë, duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së nesërme.

Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.