LAJMI I FUNDIT

Do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, DP-ja e Rrogozhinës zgjedh kandidatin (EMRI)

22:23 - 01.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dega e PD-së në Rrogozhinë ka finalizuar këtë të martë procesin e përzgjedhjes së kandidatit për Kryetar Bashkie.




Pas konsultimeve dhe një procesi në bazë prej disa ditëve, mbremjen e sotme Kryesia e Degës se PD Rrogozhinë ka miratuar propozimin për kandidatin për Kryetar Bashkie.

Sipas burimeve në PD, Ferdinand Saraçi është emri i propozuar nga demokratët e Rrogozhinës, i cili ende nuk është zyrtarizuar.

Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendore në një vendimmarrje të Kryesisë së Degës. Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partise dhe Kryesitë e Degeve në 6 bashkitë, duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së nesërme. Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH.

Deri tani është zyrtarizuar kandidati i PD-së për Durrësin, i cili do te jete Luan Hoti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.