LAJMI I FUNDIT

A i druhet një non-grata nga SHBA-ja? Meta: Frikë vetëm nga sovrani! Pjesë e ‘trekëndëshit të Bermudës’? Basha gënjen edhe në gjumë!

22:24 - 03.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta deklaroi se nuk ka frikë nga asgjë, përveç se sovranit, popullit.




I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’, Meta u pyet nga gazetarja Marsela Karapancco nëse i druhet një non-grata nga SHBA, duke marrë shkas edhe nga deklaratat dhe akuzat e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili e ka shigjetuar presidentin si pjesë e trekëndëshit të Bermudës.

“Ç’më gjeti me ty mua….Ja një sekondë. Më fal. Ju po flisni për një politikan tepër serioz. Unë u përpoqa që të jepja mundësia. Ça të them unë? Ai sa herë hap gojën, gënjen. Ai gënjen edhe në gjumë. Është gënjeshtar. Kjo është garë që e ka kryesuar gjithmonë ndaj është në këtë pozitë. S’kemi ça të flasim. 8 vite fliste në emër të gjermanëve.

Të vazhdoj, është puna e tij. Unë kujt i druhem? I druhem popullit shqiptar. Vetëm sovranit. S’kam folur në emër të askujt dhe nuk spekuloj. Vetëm në emër të tyre do të flas. Ftoj popullin e Shqipërisë që të votojë kundër çdo politikani që flet në emër të të huajve.

Për situatën ku e kanë sjellë vendin, të flasim ne emër të të tjerëve, po çfarë është kjo. Nuk kam asnjë shqetësim. Amerikën e kemi këtu, është vota e lirë. Kjo është Amerika, drejtësia e pavarur. Kjo histori ka përfunduar. Ne i përbuzim ata që nuk duam votën e lirë. Secili do të vlerësohet te vota. Këta që e kuptojnë se ju ka ikur vota, vetëm të abuzojnë dhe të shpërdorojnë, por s’dinë ça bëjnë.”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.