![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Sipas Astrit Patozit, ka një histori personale që e ndan atë me Lulzim Bashën. Gjatë bisedës në Opinion, me Blendi Fevziun, ish deputeti i Kavajës tregoi një histori që kishte ndodhur para disa muajsh në Vorë.
“Në ndryshim me të gjithë të përjashtuarit e tjerë, unë kam edhe një histori personale me atë, por që në fakt nuk ma ka borxh mua.
Kemi qenë bashkë në Vorë 8 muaj më parë.
Kishim takim me struktura, ishin rreth 100 veta.
U ngrit çështja e përfaqësimit. Ky i tha atyre pa ia kërkuar kush: Tani ja ku po jua them, deputeti juaj është filani, ja ku është!
Ky tani problemin e ka me ata, nuk e ka me mua” u shpreh Patozi.
Sipas Patozit ka diferencë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Për çdo vendim, Berisha ishte vendimtar u shpreh Patozi, por gjithnjë e ka kaluar përmes filtrave të partisë.
“Basha nuk ka dëgjuar asnjeri, se ka thënë e kam bërë vetë. Dhe e ka thënë në ndryshim nga Berisha apo rangu i politikanëve të tij. Ka thënë që lista e PD është ekipi im, por nuk mund të jetë grupi parlamentar ekipi kryetarit” tha Patozi.
Me pretendimin se e njeh shpirtin e PD-së Demokratike si pak të tjerë, Astrit Patozi tha se çfarë ka në pan të bëjë grupimi që kërkon largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.
“Ne do t’i themi cdo demokrati që kjo është një përpjekje për ta vjedhur PD dhe për ta cuar atë te shpia për ta ndarë me kunatin dhe vjehrrin” tha Patozi.