Gramoz Ruçi si drejtues politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit ka arsye të ndihet krenar për rezultatin historik që partia e tij arriti në këtë zonë në zgjedhjet e 25 qershorit.
Jo pak por fiks 14525 vota, është rritja që PS pati në këto zgjedhje krahasuar me vitin 2013 ose përkthyer ndryshe në 1 mandat më shumë deputeti.
Nga ana tjetër edhe Partia Demokratike ka rezultuar me rritje në Qarkun e Fierit por aq të vogël (444 vota plus) sa për të mos siguruar as edhe një mandat më shumë (4 mandate) nga ato që kishte siguruar 4 vite më parë.
Një tjetër parti që ka siguruar një rritje të numrit të votave në Qarkun e Fierit, rezulton edhe LSI me gati 1703 vota, por që ashtu si edhe në rastin e PD-së, nuk u përkthyen në asnjë mandat plus.
E vetmja parti që ka pësuar rrudhje të ndjeshme në Qarkun e Fierit, krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, rezulton PDIU me 2710 vota më pak ose thënë ndryshe me minus 1 mandat.
QARKU FIER 2013
PS 89637 vota 44,18% (9 mandate)
PD 46374 vota 22,86% (4 mandate)
LSI 19677 vota 9,70% (2 mandate)
PDIU 9058 vota 4,46% (1 mandat)
QARKU FIER 2017
PS 104.162 vota 57,15% (10 mandate)
PD 46.818 vota 25,69% (4 mandate)
LSI 21.380 vota 11,73% (2 mandate)
PDIU 6.348 vota 3,48% (0 mandate)
DEPUTETËT E QARKUT TË FIERIT TË DALË NGA ZGJEDHJET E 25 QERSHORIT
Partia Socialiste (10 mandate)
- Erion Braçe
- Adelina Rista
- Bashkim Fino
- Ismet Beqiraj
- Antoneta Dhima
- Bujar Çela
- Tatiana Piro(Nurçe)
- Anduel Xhindi
- Gramoz Ruçi
- Xhevit Bushaj
Partia Demokratike (4 mandate)
- Enkelejd Alibeaj
- Genc Pollo
- Myslim Murrizi
- Luan Baci
Lëvizja Socialiste për Integrim (2 mandate)
- Petrit Vasili
- Robert Bitri/ BalkanWeb