Në një deklaratë për shtyp zv.kryeministri Niko Peleshi deklaroi se qeveria vendosi dëmshpërblim 100% për banorët e Zharrësit.
Gjithashtu Peleshi theksoi se do te hetohen dhe shkaqet e lëkundjes së tokës në këtë zonë. “Aktualisht jemi duke kontraktuar ekspertizën e pavarur.Ministria e Energjitikës ka bërë të mundur ndalimin e injektimit te ujit në gëlqerorë si dhe ka ngritur nje grup për të vlerësuar dëmet”, tha ai.
Peleshi nënvizoi se qeveria e ka mëndjen tek hallet e qytetarëve dhe politika me veshjen e shoqërisë civile të rrijë jashtë këtij diskutimi mes banorëve të Zharrëzit dhe qeverisë.
Pas këtij vendimi banorët e Zharrësit kanë ndërprerë protestën e tyre para Ministrisë së Energjitikës dhe industrisë.
Banorët e Zharrësit me parë kishin deklaruar se nuk do te largoheshin pa u plotësuar kërkesat e tyre, ndërkohë që këto banorë udhëtuan ne këmbë drejt Tiranës, për plotësimin e kërkesave të tyre.