![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Komisioni Hetimor Parlamentar për inceneratorët do të mblidhet sërish sot në orën 10:30, teksa priten diskutime të forta dhe dëshmi të zyrtarëve të lartë.
Mësohet se fillimisht është thirrur për të dëshmuar administratorja e Inceneratorit të Tiranës Ariola Kodra. Kujtojmë se zonja Kodra nuk është paraqitur në tre thirrje të Komisionit.
Sipas drejtuesve të komisionit, ligji parashikon shoqërim me forcë nga Policia e Shtetit të personave që refuzojnë dëshminë në Komisionin Hetimor.
Në orën 13:00 janë thirrur të dëshmojnë:
- Emiriana Sako – Kryetare e Bashkisë Durrës.
- Shkëlqim Cani – Ish-Ministër i Financave.
- Belinda Balluku – Ministre e Infrastrukturës dhe Transportit.
- Armando Subashi – Kryetar i Bashkisë Fier.
- Arben Ahmetaj – Zv. Kryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.
Shfaq Komentet (0)