![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Mazhoranca ka vendosur të kallëzojë në SPAK, kryetaren e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabakun, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Lajmin e ka bërë të ditur, deputetja Ermonela Felaj, e cila tha se Tabaku shkeli ligjin kur pati një takim me kreun e SPAK pasi ajo nuk mund të shkojë me iniciativën e saj dhe të takojë Arben Krajën.
Felaj i bëri thirrje edhe këtij të fundit që të mbajë qëndrim.
“Veprimi juaj është në kundërshtim me ligjin. Se ke shkuar e pa mandatuar. Ligji u detyron të mos merrni tagër që u jep ky komision. Anëtarët e këtij komisioni kemi vendosur që të bëjmë kallëzim në SPAK për Tabakun. Për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorim detyre.” tha Felaj.
Shfaq Komentet (0)