![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, një nga anëtaret e grupit anti-Basha, ka dalë kundër kritikut tjetër, Genc Ruli, lidhur me çadrën e opozitës.
I ftuar dje në “ABC News”, Ruli ka thënë se çadra ishte e sinqertë dhe qëllimi i saj ishte fisnik dhe i shërbeu demokracisë, pavarësisht se ç’ndodhi më pas. Por Topalli nuk ka patur të njëjtin qëndrim.
Topalli ka thënë sot për “ABC News” se çadra ishte e paramenduar nga Basha për të ruajtur pushtetin e tij.
“Çadra i shërbeu vetëm një qëllimi, pushtetit të Bashës në PD. Ai mënjanoi të gjitha mbledhjet e strukturave me çadrën,” ka thënë Topalli.
Shfaq Komentet (0)