![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Protestës kundër rritjeve të vazhduara të çmimeve do t’i bashkohen edhe studentët e Shkencave Sociale ditën e martë në orën 17:00. Me anë të një njoftimi nëpër rrjete sociale, studentët kanë kanë përcjellë dy qëllimet që duan të arrijnë në protestë: Uljen e çmimeve ose largimin e qeverisë.
Rikujtojmë se prej 6 ditësh janë zhvilluar protesta në të gjithë vendin, prania e studentëve nuk është risi në këto protesta, pasi fillimisht tubimi u “përqafua” nga studentët e “Bujqësorit” (UBT), Kamzë.
Ndërkohë që ditën e martë në orën 17:00 do të ketë sërish protestat para kryeministrisë.
Njëkohësisht gjatë ditës së martë pritet të ketë edhe një tjetër mbledhje të Bordit të Administrimit të Karburanteve, ku pritet të vendoset çmimi i ri për naftën në vend.