LAJMI I FUNDIT

“Jemi të gjithë të solidarizuar me Ukrainën”- Aktivisti njofton pezullimin e protestës: Paraqesim sot kërkesat tona dhe rikthehemi në marshim të shtunën

17:46 - 15.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur në ambientet përballë kryeministrisë dita e 7-të e protestës kundër rritjes së çmimeve. Në fjalën e tij aktivisti Migen Qiraxhi shprehu solidarizimin e protestuesve me Ukrainën dhe njoftoi se protesta do të pezullohet deri të shtunën.




 “Ne jemi të gjithë solidarizuar me të gjithë ata qytetarë që po u shkatërrohet shteti i tyre. Ne jemi të gjithë të solidarizuar me Ukrainën, e cila po përballet ndaj represionit ushtarak. Ne jemi të gjithë qytetarë të arsimuar dhe të shkolluar që ta kuptojmë kur një vend ka luftë popujt solidarizohen. Ne kemi dalë për t’i mbyllur rrugën këtij kryeministri që i hapi rrugë abuzimet.

Ne nuk mundet të mbajmë peshën e abuzuesve dhe spekulantëve. Prandaj nuk ka asnjë dyshim në anë të kujt jemi, nuk ka asnjë dyshim që ne jemi në anën e demokracisë.

Ne duam që institucionet e këtij vendi të vihen në dispozicion të qytetarëve. Ne jemi këtu që kush shkel ligjin dhe abuzon të marrë dënimin e merituar. Nuk jemi këtu që kryeministri të kërkoj super bordet. Vendi ynë i ka ligjet, duhet që ato të veprojnë. Pa humbur kohë ne sot do të duam t’i japim kohë njëri tjetrit. Edhe krijuesi dha ditë pushim. Ne paraqitëm kërkesat kohë dhe do të japim kohë që të gjithë qytetarët të njihen për të marshuar sërish të shtunën”, tha Qiraxhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.