LAJMI I FUNDIT

Koronavirusi në Shqipëri/ MSH publikon shifrat: Asnjë humbje jete, 76 raste të reja në 24 orët e fundit

17:46 - 18.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1,866 testime, 76 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 71 të shëruar në 24 orët e fundit




Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,866 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 76 qytetarë, në këto bashki:

36 në Tiranë, 6 në Lushnje, 5 Himarë, Sarandë, 4 në Durrës, 3 në Fier,  Dropull, 2 në Kavajë, Skapar, 1 në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Divjakë, Delvinë, Gjirokastër, Kuçovë, Elbasan, Prrenjas.

Janë 639 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 29 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.

Janë shëruar 71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,835 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Mars 2022)

Raste të reja ditore           76

Të shëruar në 24 orë        71

Të shtruar në spitale         29

Humbje jete në 24 orë       0

Testime ditore                   1,866

Testime totale               1,765,898

Raste pozitive                   272,961

Raste të shëruara             268,835

Raste Aktive                        639

Humbje jete                        3,487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              269

Fier                  100

Vlorë                64

Shkodër          56

Kukës              42

Gjirokastër      33

Elbasan           27

Korçë               14

Lezhë              13

Durrës               9

Berat                 7

Dibër                 5

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.