![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një krizë e thellë ekonomike, që nuk dihet se kur do t’i vijë fundi e ka “mbërthyer” botën si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë. Këtë “kolaps” ekonomik po e ndjen edhe vendi ynë, arsye për të cilën qytetarët organizuan protesta masive pas rritjes së çmimit të karburanteve.
Sondazhi u krye brenda 12 orësh (18 mars), duke shpërndarë 2000 SMS të rastësishme në gjithë territorin e vendit. Nga 2000 banorët e rastësishëm që morën SMS, e plotësuan pyetësorin 1501 banorë të rritur.
Pyetjet kryesore ishin “Kë fajësoni MË SHUMË për rritjen e ndjeshme të çmimeve?” dhe “Ç’lloj protestuesish mendoni se kanë marrë pjesë MË SHUMË në protestat ndaj rritjes së çmimeve?”. Gjithashtu, të anketuarit u pyetën për gjininë, moshën, vendbanimin (urban-rural), si dhe për votën e tyre të 25 prillit 2021. Në këtë mënyrë, u krijua mundësia për të kontrolluar nëse kampioni statistikor ishte i balancuar gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për kampionin e ripeshuar statistikisht është plus/minus 2.9%.
Në grafikët e mëposhtëm, rezultatet e sondazhit të sotëm janë krahasuar me ato të sondazhit të para një jave (zhvilluar me të njëjtën metodologji nga Zaloshnja), për të matur efektin e zhvillimeve më të fundit. Nga krahasimi, duket se tendenca e uljes e çmimeve(prej Bordeve të Monitorimit të qeverisë)dhe fushata mediatike kryeministrore ka pasur efekt – nga vetëm 30% e banorëve të rritur që (para një jave)fajësonin më shumë Luftën në Ukrainë për rritjen e çmimeve, sot plot 49% mendojnë kështu (Grafiku 1). Para një jave, vetëm 36% e banorëve të rritur mendonin se në protestat për rritjen e çmimeve mbizotëronin militantët partiakë, ndërsa sot plot 45% mendojnë kështu (Grafiku 2). Për krahasim, vjet vetëm 40.7% e banorëve të rritur votuan për PS+PSD (Grafiku 3).