LAJMI I FUNDIT

“Kemi luftuar për interesin publik”/ Aktivisti Ervin Goci: Protestat do vazhdojnë, e keqja na ka prekur deri në “kockë”! Ja thirrja për policinë

20:49 - 19.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktivisti Ervin Goci thotë se protestat kundër rritjes së çmimeve në vend nuk do të ndalen. Në një prononcim për mediat nga protesta e sotme, Goci tha se qytetarët nuk kanë frikë në presioni i policisë.




“Ne nuk pranojmë që të trajtohemi si hiç, sikur kemi kryer ndonjë turp. I kemi treguar me legjitimitetin, me numrat se ne jemi të gatshëm për të luftuar për të drejtat tona. Ju e shikoni që këtu ka thirrës, por organizatorët e kësaj proteste janë qytetarët. Për ne janë të gjithë bashkë, nuk ka dallime partiake. Ne kemi luftuar për interesin publik.

Kemi vënë fytyrën dhe do rrijmë deri në fund. Nuk na frikësojnë në asnjë moment. Unë nuk dola këtu të mbyll protestën. Herën tjetër që do vijnë të na pengojnë, do jemi më shumë. Protesta vazhdon, do vazhdojë ditët në vijim. Nuk ka më ndalim. Shqipëria ka hyrë në një periudhë, jo se populli u zgjua papritur, por e keqja ka prekur në kockë dhe nuk ka kthim pas. Po u them policave që nuk do ju lëmë të qetë” – tha Goci.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.