LAJMI I FUNDIT

Kursimi i energjisë/ Nga 3 prilli, e diela e parë e çdo muaji dita pa makina, Kumbaro: Angazhime që përmirësojnë jetën tonë

19:26 - 24.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duke filluar nga data 3 prill, e diela e parë e çdo muaji do jetë pa makina në qytetet kryesore të vendit. Lajmin e dha ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro ditën e sotme në kuadër të periudhës së krizës energjetike që ka prekur edhe vendin tonë. Sipas Kumbaros, angazhimi për shmangien e krizës së karburanteve, shportës dhe çmimeve në tërësi do të vazhdojnë pa reshtur.




“Krizën energjetike, si një kronikë të paralajmëruar jo shumë kohë më parë, fatkeqësisht po e ndjejmë pa dallim. Ngjarjet e fundit kanë vënë në vështirësi të gjitha ekonomitë globale dhe xhepat e çdo familjeje, sigurisht që pasojat po ndihen edhe në vendin tonë. Reagimi ka qenë i shpejtë, ku qeveria me ngritjen e Bordit të Transparencës po luan rolin vendimtar në shmangien e abuzimit me çmimin e karburanteve dhe të produkteve të shportës, me qëllim mbrojtjen e çdo qytetari. Angazhim ky që do të vazhdojë pa reshtur, por nga ana tjetër sa i takon krizës së karburanteve kërkon mirëkuptimin e tonë në reduktimin e lëvizjeve me automjete sa më shumë të kemi mundësi. Dhe nëse s’mund ta shmangim ndezjen e makinës çdo ditë, të paktën ta fillojmë nga ditët e pushimit. Prandaj e nisim planin e Ditës pa Makina nga e diela e parë e çdo muaji, duke filluar prej datës 3 prill”, tha gjatë njoftimit Kumbaro.

Në vijmësi, duke iu referuar nismave të qeverisë për monitorimin e çmimeve, Kumbaro ftoi qytetarët që t’i bashkohen kësaj lëvizjeje për të kontribuar në kursimin e karburantit, për një mjedis më të pastër dhe për më shumë aktivitete dedikuar fëmijëve. Ministrja deklaroi se puna ka nisur që prej ditës së sotme në koordinim me prefektët dhe me kryetarët e bashkive.

“Sot Udhëzimi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për organizimin e Ditës pa Makina në koordinim me institucionet e tjera dhe në përputhje me të gjitha ligjet dhe parimet e Kodit Rrugor, u është shpërndarë perfektëve dhe kryetarëve të bashkive, në mënyrë që të jemi në kohë për një organizim sa më të mirë. Ftoj secilin prej jush që në qytetet tuaja të bëheni partnerë të kësaj nisme: për kursim, për mjedis më të pastër, për shëndet”, u shpreh Kumbaro.

Rikujtojmë se kryeministri Edi Rama më 18 mars, gjatë një takimi me përfaqësues të shoqatave të transportit,  kishte paralajmëruar se dita pa makina do të vihej së shpejti në zbatim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.