LAJMI I FUNDIT

COVID19/ MSH: Regjistrohen 45 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orë

18:17 - 27.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shifrat me Covid-19 ne vendin tone vijojnë tashme prej ditesh te pesojne ulje. Ministria e Shendetesise bën me dije se ne 24 orët e fundit janë regjistruar 45 raste te reja dhe asnjë viktime




COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 646 testime, 45 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 26 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 646 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 45 qytetarë, në këto bashki:

21 në Tiranë, 5 në Vlorë, 3 në Kuçovë, nga 2 qytetarë në Gjirokastër, Delvinë, Lushnje, Fier, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Durrës, Mallakastër, Sarandë, Përmet, Elbasan, Gramsh.

Janë 516 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.

Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,425 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Mars 2022)

Raste të reja ditore 45

Të shëruar në 24 orë 26

Të shtruar në spitale 14

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 646

Testime totale 1,773,637

Raste pozitive 273,432

Raste të shëruara 269,425

Raste Aktive 516

Humbje jete 3,491

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 246

Fier 70

Vlorë 70

Gjirokastër 35

Berat 19

Elbasan 16

Shkodër 16

Durrës 13

Kukës 12

Korçë 8

Dibër 6

Lezhë 5


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.