Sondazhet parazgjedhore, megjithë optimizmin nga opozita e ndarë serbe, sugjerojnë se presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiç mund të fitojë raundin e parë me rreth 60 për qind të votave dhe koalicioni qeverisës, i udhëhequr nga Partia Progresive Serbe e Vuçiçit parashikon ta marrë shumicën në parlamentin serb, raporton N1.
Hulumtimet parashikojnë se SNS dhe partnerët e koalicionit mund të marrin 63 përqind të votave përfundimtare, duke u dhënë atyre një shumicë bindëse në parlament. Kështu, Vuçiç i cili i ka kapur shumicën e mediave dhe e kontrollon në masë të madhe opinionin publik, pritet ta fitojë mandatin e tretë në krye të shtetit serb. Në një mënyrë apo tjetër, ai është në pushtet atje që nga viti 2012, përcjell Gazeta Express.
Vuçiq ishte ministër i Informatave në vitin 1998 në Beograd, në kohën kur Serbia po kryente kryente makabre në Kosovë. Ai i shërbeu me devotshmëri regjimit të Sllobodan Millosheviçit në kohët kur po kryeshin vrasje, përdhunime, përndjekje e dëbime të shqiptarëve nga Kosova. Kosova nuk ka lejuar që zgjedhjet serbe të organizohen në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk mund të e mohojë pavarësinë e vendit duke i mundësuar ato.