![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Veshja e Ramës në Trieste, në Samitin e Ballkanit Perëndimor, si gjithmonë nuk ka kaluar pa u komentuar. “Rama me një stil ‘casual’, edhe në Trieste me atlete”. Ky është titulli i një prej mediave serbe, që edhe kësaj here, i kanë kushtuar sërish vëmendje veshjes së kryeministrit të Shqipërisë.
Në një video që ka publikuar ‘B92’ shihet se si pritet Rama në Trieste. Kostumin e zi që mbante veshur, Rama kishte zgjedhur ta vishte me një palë atlete të bardha, stil me të cilin jemi mësuar tashmë me numrin një të qeverisë.
Po ashtu, ‘B92’ i rikthehet episodit të vjetër, ku kryeministri shqiptar zgjidhi të vishej me atlete edhe në Bruksel, ku mes shumë personalitetesh takoi edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Shfaq Komentet (0)