LAJMI I FUNDIT

“Vijat e bardha nuk janë drogë, por për këmbësorët”- Një ditë pas aksidentit të frikshëm në Tiranë gazetarët protestë te sheshi “Nënë Tereza” (FOTO)

19:11 - 09.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Gazetarët dhe aktivistë të shoqërisë civile u mblodhën pasditen e sotme në një protestë simbolike në sheshin “Nënë Tereza” kundër mosndëshkimit të shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.




Duke marrë shkas nga aksidenti i frikshëm i ndodhur një ditë më parë në Tiranë ata shpalosën pankarta me mesazhe të forta për jetën.

“Karroca e jetës! Vizat e bardha në asfalt nuk janë drogë, janë për të kaluar këmbësorët”, kështu thuhet në një prej mesazheve që gazetarët mbanin në duar.

Vëmendjen e mori edhe një pankartë që mbahej në duar nga një fëmijë që bën apel për uljen e shpejtësisë gjatë drejtimit të automjetit.

Protesta vjen një ditë pas aksidentit të ndodhur në Tiranë ku Ajas Sulejmani, i cili drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, u fut me semafor të kuq duke përplasur te vijat e bardha një çift bashkëshortësh me fëmijën e tyre tre muajsh.

141434a7-af13-40a2-9df6-86c0f1426034f361f49b-c5e8-4f41-9b5c-17855fc2794b3513b429-dfdf-4bc7-886f-71d0667a5aa212e1de0b-15e8-4921-92c0-a4ada93c39233b9fccc4-b7bd-454d-bb6d-fd581cfc85f655e4ee90-1708-470b-be0f-612cce773933c497c6bd-6af5-4d62-b852-188d52378cb8


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.