“Më ndihmon të përqendrohem. Më ndihmon të ul tensionin gjatë procesit të ndërveprimit dhe gjithashtu më ndihmon të komunikoj më zë më të ulët dhe kjo është një gjë e mirë”. Kështu iu përgjigj Edi Rama pyetjes së një gazetari gjerman se pse ai vizatonte zakonisht gjatë bisedave në zyrë ose konferencave ndërkombëtare.
Në fakt, Edi Rama nuk është politikani i vetëm që “shkarravit” gjatë një takimi formal. Më herët, Xhorxh Bush, Xhimi Karter apo dhe Adolf Hitleri e kishin një zakon të tillë.
Dhe me sa duket edhe Jozef Stalin, udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik.
Historiani Sergey Radchenko, pjesë e “Kissinger Center” ka publikuar në Twitter një fotografi të shënimeve që ka mbajtur Stalini në një takim me një delegacion shqiptar. Nuk bëhet e ditur kush ishin pjesëmarrësit e tjerë në takim, por ajo që bie në sy është se “shënimet” e Stalinit janë në fakt vizatime dhe fraza të shkëputura.
Notes taken by Stalin during a meeting with an Albanian delegation. pic.twitter.com/HT2HQbcky1
— Sergey Radchenko (@DrRadchenko) May 11, 2022