![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Në një takim me drejtuesit e Policisë së shtetit, SHISH dhe prokurorisë, Edi Rama foli për rëndësinë që ka policia e shtetit në luftën antikanabis.
“Lufta jonë kundër drogës do të jetë e vazhdueshme, duke bërë ç’është e mundur për parandalimin duke ushtruar kontrrolle te vazhdueshme në cdo vend që mund te jetë i dyshuar.
Eshtë fakt që policia e shtetit po e lufton këtë fenomen duke patur gjithashtu një bashkëpunim shumë të ngushtë me policinë italiane”, tha ai.
Më tej, Rama shtoi: Ne kemi kryer shume operacione në bashkepunim me policine italiane e cila ka qenë një ndihmesë e rëndësishme e jona. Aktualisht janë bërë 4200 kontrolle parandaluese në të gjithë vendin për parandalimin dhe kultivimin e lëndëve narkotike. Shkatërruam 99% të parcelave në vend.
Policia e Shtetit tashmë është një polici në krye të detyrës e konstruktuar dhe mjaft efikase.
Nuk duhet harruar shtoi Rama se vetëm para 3 vitesh realiteti ishte krejt ndryshe, duke sjellë në vëmendje Lazaratin dhe pamundësinë e policisë për të ndërhyrë në këtë fashat.
Lufta jonë do te jetë pa kompromise dhe e vazhdueshme në çdo vend të shqipërisë, vijoi Rama.
Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.