![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një “Air Albania” në miniaturë është bërë mbrëmjen e kësaj të mërkurë Amfiteatri te “Liqeni Artificial”, ku me qindra tifozë po ndjekin ndeshjen e skuadrës së tyre të zemrës, që po luan në stadium ndaj Feyenoordit.
Tifozët e Romës që kanë ardhur për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës, në pamundësi për të qenë të pranishëm në stadium kanë zgjedhur të bëjnë tifo nga fan-zone në pika të ndryshme të kryeqytetit.
Gazeta Shqiptare ju sjell një video, ku duket se atmosfera është mjaft e zjarrtë dhe tifozët presin me kërshëri rezultatin final, me shpresën se do të kthehen në shtëpi me kupën e Conference League.
Shfaq Komentet (0)