Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka bërë të ditur se ditën e premte më 3 qershor do të mblidhet Këshilli Kombëtar i selisë blu.
Pas votimit për Kryesinë, Paloka zbuloi se në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të Partisë Demokratike dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e kësaj force politike.
“Ditën e premte, më datë 3 qershor, ora 17.00, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD. Në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD”, shkruan Paloka në njoftimin e tij.
Ndërkaq ditën e sotme Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur 20 emrat e rinj të Kryesisë së PD. Në listën me 16 burra dhe 4 gra, në krye është Belind Këlliçi, i cili ka marrë 192 vota, i ndjekur nga Flamur Noka me 166 vota dhe Oerd Bylykbashi me 148 vota.
Ndërsa nga gratë më e mbështetura është Fatbardha Kadiu me 141 vota.
Më pak e votuara nga te gjitha te zgjedhurit eshte Eleina Qirici me 75 vota.
Ndërkohë Komisioni i Rithemelimit, i cili organizoi këtë proces tha se votat për ish Presidentin Bujar Nishani nuk u numëruan pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta.
- Fatbardha Kadiu 141 vota
- Ina Zhupa 126
- Jozefina Topalli 118
- Edith Harxhi 85
- Mimoza Hajdarmataj 78
- Eleni Qirici 75
- Belind Këlliçi 192 vota
- Flamur Noka 166
- Oerd Bylykbashi 148
- Ervin Minarolli 137
- Luciano Boci 128
- Agron Shehaj 123
- Luan Baci 121
- Grigerls Muçollari 116
- Gent Strazimir 100
- Enno Bozdo 96
- Keltis Kruja 91
- Arben Rustani 90
- Aldo Bumci 89
- Florion Mima 88