![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Tashmë që i gjithë kampi e ka marrë vesh se Ertugruli bej është gjallë, presin ndëshkimin e tradhëtarëve. Pasi hyn në tregun e të krishterëve dhe merr florinjt e Simonit, hakmarrja e beut të Kajive është drejtuar drejt Ural bej. Pasi merr vesh dhe detaje të tjera nga plani i Uralit me Simonin, Ertugrul vendos ti presë kokën tradhëtarit. Në momentin final, teksa gjendet me shpatë në dorë, ai ndalohet nga babai i Uralit. Çandar bej vjen në fisin e Kajive dhe nxjerr shpatën për të nisur betejën, që Ertugrul mos ti vrasë të birit. Edhe pse ky i fundit nuk i përgjigjet me luftë, Çandar bej vdes në duart e të bijës. Edhe këtë herë, Ural bej i shpëton shpatës së Ertgrulit, duke vijuar me intrigat e tij kundra fisit të Kajive.
Shfaq Komentet (0)