![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Holanda është kthyer përsëri e frikshme dhe prova e saj e parë e madhe ka qenë përballja e sotme me Belgjikën. Edhe pse në transfertë në ndeshjen e Ligës së Kombeve, skuadra e drejtuar nga Van Gal ka dhuruar një shfaqje të jashtëzakonshme duke mundur 4-1 belgët, të cilët vlerësohen si një nga ekipet më të mira në kontinent.
Edhe Kroacia është turpëruar në Shtëpi duke u mundur 0-3 nga Austria, por surpriza e mbrëmjes ka qenë padyshim humbja 1-2 me përmbysje e Francës përballë Danimarkës. Ndonëse “gjelat” kanë dominuar ndeshjen dhe gjetën golin e avantazhit me anë të Benzema, ata nuk ia dolën të ishin të sigurt në prapavije e kështu pësuan dy herë nga Kornelius, i cili vulosi fitoren 2-1 të nordikëve.
Ndërkohë, gjatë pasdites ndeshja e parë e luajtur ishte ajo mes Kazakistanit dhe Azerbajxhanit në Ligën C, ku skuadra e drejtuar nga Xhani De Biazi është mundur me shifrat 2-0 në transfertë duke mos i bërë një fillim të mbarë pjesëmarrjes në aktivitet.
REZULTATET
LIGA A
GRUPI 1
KROACI-AUSTRI 0-3
41′ Arnautoviç, 54′ Gregoritsh, 57′ Sabitzer
FRANCË-DANIMARKË 1-2
51′ Benzema (VIDEO) / 68′, 66′ Kornelius (VIDEO) (VIDEO)
GRUPI 4
BELGJIKË-HOLANDË 1-4
90’+2′ Batshuai (VIDEO)/ 41′ Bergvajn (VIDEO), 51′ (VIDEO), 66′ (VIDEO) Depaj, 62′ Dumfris (VIDEO)
LIGA C
GRUPI 3
BJELLORUSI-SLLOVAKI 0-1
61′ Suslov
KAZAKISTAN-AZERBAJXHAN 2-0
50’, 60’ Ajmbetov
LIGA D
GRUPI 1
LIHTENSHTEJN-MOLDAVI 0-2
4′ Nikolaesku, 90’+4′ Bolohan
LETONi-ANDORRA 3-0
9’, 81’ Uldriks, 82’ (p) Ikaunieks
FORMACIONET ZYRTARE
LIGA A
GRUPI 1
KROACI-AUSTRI
FRANCË-DANIMARKË
GRUPI 4
BELGJIKË-HOLANDË
LIGA C
GRUPI 3
BJELLORUSI-SLLOVAKI
LIGA D
GRUPI 1
LIHTENSHTEJN-MOLDAVI
PANORAMASPORT.AL