LAJMI I FUNDIT

“Jemi favoritë por duhet ta tregojmë në fushë”/ Edi Reja: Me 2-3% më shumë bëhemi konkurrentë për ekipet e rëndësishme!

21:36 - 05.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i përfaqësues shqiptare, Edi Reja, e ka pranuar se Shqipëria është favorite ndaj Islandës.




Por, në konferencën e sotme për shtyp, ai theksoi se kuqezinjtë duhej të ishin të vëmendshëm pasi çdo skuadër do të kërkonte maksimumin në këtë grup pas përjashtimit të Rusisë.

“Nga Islanda më kujtohet që kishim vështirësi në fillim, nga atëherë jemi rritur shumë dhe kemi bërë paraqitje shumë të mira. Fituam grupin në Ligën e Kombeve, bëmë ndeshje të mira dhe skuadra është rritur shumë. Tani pres përmirësime të tjera, se kur e nis nga poshtë, nga përqindja e rendimentit është e vështirë të arrish optimalen. Por unë pres në këtë kualifikuese paraqitje të nivelit të lartë, se kemi mbërritur në 90% dhe na mungon 2-3 përqind që të jemi konkurrentë me skuadrat e rëndësishme. Nuk është e lehtë të fitosh me Islandën, duhet të bësh ndeshje me vëmendje, se janë të fortë. Ata dhe Izraeli e dinë që mund të luajnë për vendin e parë duke mos qenë favoritja, Rusia. Ndaj të gjithë do luajnë shanset, ne në veçanti se jemi favoritë, por duhet treguar në fushë se jemi të tillë dhe unë pres një paraqitje të madhe. Ata lojtarë që janë këtu, janë gati. Kur kanë munduar lojtarë, kemi bërë paraqitje të mira edhe me të tjerë. Stimuli duhet të jetë edhe për ata që kanë luajtur më pak, nëse e nisin nga fillimi është e qartë që duhet të japin një paraqitje të mirë. Jam i bindur, se kemi punuar mirë, djemtë e kanë mendjen në vendin e duhur se e dinë rëndësinë e kësaj ndeshje. Por duhet bërë një paraqitje e bukur. Mendërisht skuadra është në rregull, këtë e kemi parë gjatë përgatitjeve. Pres nesër që djemtë të na e tregojnë se është një ndeshje e vështirë ndaj një ekipi që është rinovuar në krahasim me tre vite më parë, janë të rinj me entuziazëm. Nuk mendoj se është ndeshje e lehtë, duhet ndeshje e nivelit të lartë për një rezultat pozitiv. Ne do të gabonim shumë nëse do ta interpretonim këtë ndeshje me një paraqitje të mjaftueshme, rreziku është prezent. Nuk ka skuadra të dobëta, aq më pak kjo se e pamë në Izrael, mund të vendosë në vështirësi se kanë zgjidhje në lojën ajrore, e kanë si filozofi formimin fizik. Ndaj favoritë nuk ka, ata i shohim në fund të ndeshjes. Sipas meje është një ndeshje e vështirë, duhet përballuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ndër të tjera Reja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.