![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Bosi i mafies malteze dhe trafikanti i njohur John Spiteri është arrestuar këtë fundjavë pas një urdhër arresti nga prokuroria e Katanias.
Një rrjetën e trafikim të drogës të bosit maltez është implikuar dhe një shqiptar Eriseld Hoxhaj ,i njohur ne nofkën “Riku”, pasi 56-vjeçari John Spiteri ka trafikuar drogë nga Shqipëria dhe Bullgaria për në Siçili dhe Maltë, shkruajnë mediet italiane.
Në vitin 2021, trafikanti maltez ishte pjesë e grupit prej 21 personave që u arrestuan në Itali në kuadër të ‘Operacionit La Vallette’ kundër një organizate kriminale që trafikonte drogën nga Shqipëria dhe Bullgaria për në Siçili dhe Maltë.
Gjatë operacionit, i cili në atë kohë u krye nga mbi 100 agjentë të Guardia di Finanzas u sekuestruan gjithsej 430 kilogramë kanabis, hashash dhe kokainë.