Myftar Metallari është punonjësi i policisë që u qëllua për vdekje nga djali i tij ditën e sotme në Kamëz.
Djali qëlloi për vdekje babain me armën e tij të shërbimit, ndërsa nëna mbeti e plagosur aksidentalisht. Policia e Tiranës thotë se ajo ndërhyri për t’i ndarë, por mbeti edhe vetë e plagosur. 47-vjeçarja N. Metallari është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Djali kishte vetëm pak muaj që ishte kthyer nga Gjermania, pasi kishte jetuar atje për dy vite .
Fqinjë shprehen se ai nuk e ka përjetuar mirë kthimin nga Gjermania, ku dhe ka shfaqur shenja depresioni. Krimi ndodhi pas sherrit mes viktimes dhe djalit per nje vije betoni qe do te ndertohej brenda shtepise.
Informacioni paraprak
Më datë 24.07.2017, rreth orës 11:20, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në Bathore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar dyshohet se shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit.
Si pasojë ka mbetur i vrarë i ati, shtetasi M. M., 62 vjeç, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N. M., 47 vjeçe cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.