Një farmaci në bulevardin Vlorë-Skelë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Paraprakisht dyshohet se zjarri i cili ka rënë rreth orës 02:30, të ketë qenë i qëllimshëm.
Dyshimet e para janë se persona të paidentifikuar kanë hedhur lëndë djegëse dhe më pas janë larguar. Megjithatë efektivët e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për shkaqet e plota të saj duke marrë në pyetje pronarin e objektit dhe duke këqyrur pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë/Informacion paraprak. Më datë 03.10.2022, gjatë natës, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht, një subjekt privat “Farmaci”, në administrim të shtetases R. I, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.