Kryesore

Vetingu, a ka një plan maxhoranca për të shmangur PD-në? Manjani: Ky është puç!

16:12 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kuvendi dështoi të krijojë komisionet e vetingut dhe e shtyu procesin me 1 javë, por maxhoranca mund të ketë një plan për të ecur përpara me ngritjen e komisioneve, duke shmangur Partinë Demokratike. Për këtë, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi mund të votohet si anëtar në komisionin përzgjedhës të anëtarëve të vetingut. Këtë skemë e ka lënë të kuptohet një prej anëtarëve të kryesisë së LSI-së.

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani këtu kemi të bëjmë me një puç kushtetues.

Ndërtimi i komisioneve të vetting pa opozitën, përveç poshtërsi politike, është puç kushtetues! PD është opozita politike zyrtare!”, shkruan Manjani në Facebook.

Prania e vetëm 21 kandidatëve për 27 vende të lira në komisionet e vetingut e kanë detyruar maxhorancën sot të kërkojë shtyrjen e ngritjes së këtyre komisioneve dhe rihapjen e aplikimeve edhe për 1 javë tjetër. “70 aplikantë ishin me mungesë dokumentacioni”, deklaroi kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi.

Kuvendi u mblodh në një seancë të shkurtër dhe miratoi me 81 vota pro dhe 2 kundër vendimin për ta dërguar sërish procesin tek Avokati i Popullit. Deputetët e LIBRA-s, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi ishin 2 votat kundër.

Sot ishte afat i fundit ku në seancën e Kuvendit duhet të miratohen ngritja e dy komisioneve ad hoc, të cilët më pas do të përzgjedhin me procedurën e Vettingu 27 anëtarët e organeve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Afati u zgjat me 1 javë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.