![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përsëritur deklaratën e tij në lidhje me lirimin nga qelia të ish-deputetit socialit Alqi Bllako.
Ai shprehet se ky vendim është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë. Meta shton se lirimi i Bllakos është ekzekutim moral i drejtësisë me urdhër të Edi Ramës.
“Lirimi i djeshëm i Alqi Bllakos është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë. Është një ekzekutim moral i saj i bërë me urdhër të Edi Ramës, ashtu siç bën me amnistitë e tërthorta me oligarkët dhe ndërkohë fut në burg 82-vjeçaren nga Narta e Vlorës për kotecin pa leje”, shkruan Meta.
Shfaq Komentet (0)