Kryesore

Vetingu, Nishani kundër Gramoz Ruçit: Presidenti u përjashtua nga reforma

20:42 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas deklaratës së Gramoz Ruçi, sot në Parlament, i cili u shpreh se në zbatim të reformës për drejtësi, Presidenti i Republikës nuk e ushtroi kompetencën që kishte dhe ja kaloi Avokatit të Popullit, ka reaguar Presidenti Nishani. Nishani është shprehur se deklarata e Ruçit nuk ishte korrekt, por e deformuar. Sipas Nishanit, Presidenti është përjashtuar nga ky proces. Më tej ai i bën thirrje deputetëve dhe të gjithë aktorëve politikë të zbatojnë Kushtetutën.

Deklarata e Nishanit

“Në lidhje me deklaratën e sotme në seancën e Kuvendit të kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, z. Gramoz Ruci, se Presidenti i Republikës nuk e ushtroi kompetencën e tij në procesin e përzgjedhjes së komisioneve të Vettingut, Institucioni i Presidentit të Republikës informon qytetarët se deklarata nuk është korrekte, por e deformuar dhe jo transparente. Parlamenti e miratoi ligjin përkatës në tejkalim të afateve që ishin vendosur në Kushtetutë për Presidentin e Republikës duke ja pamundësuar totalisht pjesëmarrjen në këtë proces. Për fat të keq, përjashtimi i Presidentit të Republikës nga i gjithë ky proces i rëndësishëm, ka qenë një politikë konstante megjithëse ishte pikërisht Presidenti i Republikës, institucioni i parë që inicioi fillimin e reformës së drejtësisë në tetor të vitit 2014 kur ende askush nuk po merrte një iniciativë të tillë.Edhe nje herë, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi, Presidenti i Republikës i bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjithë aktorëve të përfshirë, të tregojnë respekt dhe zbatojnë me korrektesë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.Ku sqarim bëhet në shërbim të transparencës për qytetarët shqiptarë, dinjiteti dhe integriteti i të cilëve është dimensioni më i rëndësishëm se cdo gjë tjetër për Presidentin e Republikës”, thuhet në deklaratën e Presidentit Nishani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.