Kryesore

Meta publikon fotot nga Panairi i Librit: Kënaqësi të shikoja pjesëmarrjen masive dhe interesin në rritje

14:15 - 20.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar fotot nga vizita e tij sot në Panairin e Librit.




Në një postim të bërë në Facebook, Meta shprehet se libri është një mik i çmuar dhe i pazëvendësueshëm, pavarësisht zhvillimit të vrullshëm teknologjik.

“Kënaqësi të vizitoja sot Panairin e Librit dhe të shikoja pjesëmarrjen masive dhe interesin në rritje të qytetarëve për librin.

Mirënjohje krijuesve dhe drejtuesve të shtëpive botuese, që pavarësisht vështirësive këtë vit mundësuan mijëra tituj librash për lexuesin shqiptar.

Libri është një mik i çmuar dhe i pazëvendësueshëm, pavarësisht zhvillimit të vrullshëm teknologjik.

Më shumë përpjekje dhe më shumë mbështetje për inkurajimin e leximit të librit, sidomos për fëmijët dhe të rinjtë, sepse përmes librit formojmë qytetarë të denjë për vendin dhe garant të demokracisë”, shkruan ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.