Zemra e Sarajevës për Shqipërinë, çmimi i parë për filmin “Dita zë fill” (Daybreak): magjepsëse Ornela Kapetani sjell Zemrën e Sarajevës, Aktorja më e mirë”. Ka qenë ky postimi i Gentian Koçit mbrëmjen e djeshme, duke njoftuar kështu suksesin e filmit “Dita zë fill”, që shënoi në Sarajevë premierën botërore dhe njëherësh një sukses të madh. E para që ka uruar ka qenë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
“Dita zë fill” sjell një dramë të fortë sociale, e cila zhvillohet e gjitha brenda katër mureve dhe historia mbështetet në dy personazhe femërore, Leta dhe Sofia. Për regjisorin Gentian Koçi, publiku është instanca më e lartë e vlerësimit të projekteve artistike. Bashkëprodhimi shqiptaro-grek, me skenar dhe regji të Gentian Koçit, u shfaq në festivalin e mbajtur në datat 11-17 gusht. Në Shqipëri filmi pritet të jetë premierë në vjeshtë. Ky film është prodhuar nga “Artalb Film” (Shqipëri) në bashkëprodhim me “Graal Films” (Greqi). Prodhimi shqiptaro-grek ka gjetur mbështetjen financiare nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Qendra Greke e Filmit, Eurimages, Ministria e Kulturës.
“Dita zë fill” shitet dhe shpërndahet ndërkombë- tarisht nga kompania e mirënjohur franceze “WIDE”. Janë ndarë mbrëmë çmimet e Festivalit të Filmit në Sarajevë. Filmi më i mirë u shpall “Scary mother”, me regji nga Ana Urushadze. Serban Pavlu mori çmimin si aktori më i mirë, ndërsa Emanuel Parvu u shpall regjisori më i mirë.
GSH.al