![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Riselda Sejdija sa herë do të postojë ndonjë foto në rrjetet sociale, patjetër që do të shkatojë zhurmë. E tillë është edhe fotoja e sotme, e cila si për të treguar edhe njëherë aftësitë, ka gjetur një mënyrë pikante për të uruar festën e 7 Marsit. Bashkëshortja e biznesmenit, e cila është njëkohësisht edhe pedagoge në Akademinë e Arteve, ka treguar akrobacinë e saj në Dubai, vend ky ku ndodhet së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj. “Jam lindur për të qenë një mësuese e mirë. Gëzuar 7 Marsin të dashur mësues, pedagogë dhe kolegë!”, – ka shkruar ajo në rrjetin social “Facebook.
Shfaq Komentet (0)